Top News – Qeveria e Kosovë/ Përgatitet për një valë të dytë
10/06/2020 17:46

Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë me koronavirus, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës. Kjo qasje, sipas kryeministrit Hoti, është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik nuk mund të vazhdojnë të mbesin armët e vetme në luftën kundër këtij virusi. “Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, është cituar të ketë thënë Hoti. Sipas Hotit, kjo infrastrukturë përveç tjerash do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike si dhe krijimin e një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale. Në një komunikatë për media, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës janë cituar t’iu kenë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit, në veçanti duke i mbajtur maskat dhe duke e respektuar distancën fizike. Nga data 8 shkurt deri më 9 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 17,199 persona të dyshimtë me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1,269 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Gjatë kësaj perudhe, 31 pacientë kanë vdekur dhe 912 janë shëruar nga ky virus.

Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
Top News – Lista Serbe rinis ndasitë në Kosovë. Tërheq nga Asociacioni katër komunat e veriut
18/12 17:13
Top Channel/ Veriu voton për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës: Duam bashkësinë tonë!
18/12 15:44
Top Channel/ Kosova, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja!
18/12 10:48
Top News- Rama ndërhyn në fjalimin Osmanit: Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot
17/12 23:07
Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12 19:56
Top News- Shpërblehet ‘paqja’ në veri/ BE heq pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës
17/12 17:31
Top News- Frikë për incidente në zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Policia nuk përjashton shtim efektivësh
17/12 14:17
Top News- ‘Syri i skifterit’ / Kosova, kontratë për sistemet e artilerisë amerikane
17/12 13:21
Top Channel/ Kosova përgatitet për luftë, blen nga Shtetet e Bashkuara HUMVEE Hawkeye!
17/12 12:11
Top Channel/ Më në fund, BE heq masat shtrënguese ndaj Kosovës: Vepruat mirë me pushtetin ne veri!
17/12 12:08
DIGITALB DIGITALB