David Grusch, një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane në Forcat Ajrore, ka dhënë dëshminë e tij në Kongres sa i përket UFO-ve. Sipas tij, ai vendosi të nxjerrë sekretet mbi jashtëtokësorët pasi dëgjoi shumë nga ushtarakët “e vlerësuar dhe të besueshëm” që thonin se qeveria po “punon në fshehtësi” në lidhje me fenomenet e pashpjegueshme ajrore (UAP).