Kush gëzon sot, do të hidhërohet më shumë nesër. Kështu deklaron drejtuesi politik demokrat në Fier, Gazment Bardhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Ballukut përkohësisht në detyrë. Vendim, i cili u prit me fishekzjarre në zonën elektorale të Bardhit e Ballukut, por që ngriti mjaft pikëpyetje mes njohësve të kushtetutës dhe jurisprudencës. Në vlerësimin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, vendimi nuk ishte aspak surprizues, ishte thjesht një akt politik, i pa-argumentuar nga pikëpamja juridike.