Kompania holandeze U-Boat Ëorx, ka prezantuar dizajnin e superjahtit që kushton 25 milionë dollarë. Jahti i quajtur Nautilus mund të lundrojë mbi dhe nën sipërfaqen e ujit dhe të qëndrojë nën ujë për katër ditë. Megjithatë, prototipi funksional mbetet akoma një ëndërr. Por, falë përpjekjeve dhe ekspertizës së kompanisë U-Boat Ëorx, kushdo që është i gatshëm t’i paguaj 25 milionë dollarë, do ta ketë superjahtin Nautilus që është 37.5 metra dhe mund të lundrojë nën ujë.