Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Spanjën për ndërprerje të lidhjeve tregtare me të, për shkak të qëndrimeve të saj për luftën me Iranin. Trump këtë deklaratë e bëri në një konferencë me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. "Mund t'i ndërpres lidhjet tregtare. Janë popull i shkëlqyer, por lidershipi i tyre jo", tha mes të tjerash Donald Trump, duke iu referuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez Presidenti amerikan shtoi se Madridi ka qenë “shumë i keq me NATO-n” dhe nuk dëshiron të “paguajë pjesën që i takon”. Spanja ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian lidhur me luftën në Iran, duke bërë i thirrje të vazhdueshme Trump dhe Benjamin Netanyahut për t’i dhënë fund konfliktit. Qeveria e majtë e Spanjës, e udhëhequr nga Sanchez, e hodhi poshtë fushatën ushtarake dhe e cilësoi të pamatur dhe të paligjshme, duke i ndaluar avionët amerikanë që të përdornin bazat në Spanjën jugore në ofensivën kundër Teheranit.