Rama: Mirëmëngjes dhe me projektin inovativ të qendrës turistike “Divizioni” në Bulqizë, tanimë në kantier për t’u realizuar si një shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar, edhe në një zonë nga ku deri para disa vitesh vinin vetëm lajme vdekjesh e plagosjesh të minatorëve të keqpaguar apo pamje fëmijësh e grash me trasta kromi në kurriz për të mbijetuar, ju uroj një ditë të mbarë.