Top News – Qendra e spiunazhit rus në BE / Atje ku agjentët rusë janë të lirë për të vepruar…
11/12/2022 14:41

Në fund të nëntorit 2022 forcat speciale ukrainase arrestuan një agjent rus në kufirin me Hungarinë. Ky person kishte informacione sekrete që do të dërgoheshin në Hungari të memorizuara në një "USB" e të fshehur në trupin e tij. Aty kishte informacione të vjedhura personale për drejtuesit dhe personelin e shërbimit informativ ukrainas, SBU dhe shërbimin ushtarak, GRU si edhe informacione sekrete për baza ushtarake, armë dhe logjistikën e ushtrisë ukrainase. Siç u mësua më vonë, ky spiun do t'i dorëzonte këto informacione tek ambasada ruse në Budapest. Është raportuar prej kohësh për aktivitetet ruse të spiunazhit në Hungari dhe ekziston frika se Budapesti mund të kthehet në një kryeqendër të spiunazhit të Rusisë në BE. Kjo edhe pasi në kryeqytetin hungarez, aktualisht ka 50 diplomatë rusë të akredituar, nëdrsa në Pragë, Bratislavë dhe Varshavë së bashku janë jo më shumë se 20 të tillë. Shumë agjentë punojnë të maskuar si diplomatë, pasi gëzojnë imunitet dhe nuk lejohet të përndiqen nga autoritetet e vendit mikpritës. Krahas punonjësve të ambasadës ruse imunitet gëzojnë edhe punonjësit e një banke investimesh të themeluar në kohët sovjetike, IIB në Hungari. Qendra e bankës u zhvendos para tre vitesh nga Moska në Budapest dhe aty nuk ka frikë as nga hetimet, as gjykimi e as nga mbikqyrja financiare e autoriteteve hungareze. Që në njoftimin për shpërnguljen e bankës, opozita hungareze shprehu dyshim se në Budapest po bëhet zgjerimi i rrjetit të KGB-së. Dhe një nga shkaqet e këtyre dyshimeve është edhe fakti se kreu i Bankës është Nikolai Kosov, që rrjedh nga një familje spiunësh. Babai i tij ka qenë dikur spiun i KGB-së në Budapest, nëna e tij është vlerësuar nga agjencia ruse TASS "një nga spiunet më të veçanta të shekullit të 20-të".Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, shtetet e NATO-s, anëtare tek banka IIB, Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia u tërhoqën. Hungaria qëndroi. Përveç kësaj që nga fillimi i agresionit rus, të gjitha shtetet e BE janë të gatshme të dëbojnë spiunët rusë të maskuar si diplomatë. Hungaria jo.

Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18
Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42