Rama: “Do ta bëjmë QSUT në këto 5 vite të ardhshme një qendër ekselence teknologjike.” Vizita e radhës e Ramës në QSUT, pas skandalit korruptiv të mjekëve që kuronin pacientë me sëmundje tumoriale; solli një projekt të ri bashkëpunimi me ‘Sheba Medical Center’ të Izraelit, që sipas kreut të qeverisë do të bëjë të mundur transformimin rënjësor të Onkologjikut.