Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e 27 tetorit, në në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Autoritetet kanë identifikuar dy autorët, babë e bir, Xhemë dhe Minim Mena, 59 dhe 26 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të thelluara me metoda proactive, është bërë e mundur ndalimi i 59 -vjeçarit Xhemë Menës, ndërsa është shpallur në kërkim I biri, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.