Ekstradohet nga Parisi 37 vjeçari Shpëtim Kraja, i cili dy vite më parë qëlloi me kallashnikov në drejtim të dy punonjësve të policisë. Kraja është akuzuar nga Gjykata e Kurbinit edhe për kryerjen e pesë vjedhjeve. Shpëtim Kraja, i lindur në Shkodër u arrestua në Paris dhe falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve franceze u bë e mundur ekstradimi i tij me sukses drejt Shqipërisë.