Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e së premtes, kur dy persona u konfiktuan me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre qëlloi me arme zjarri në ajër. Si pasojë e zbardhjes në kohë të ngjarjes, dy persona u vunë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia, për posedimin pa leje të një arme gjahu.