Një Nën Komisar në Durrës ka rënë në prangat e policisë, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë ndaj një automjeti. Bëhet me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë Kastriot Gjongecaj, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës.