Tensionet mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës, krijuan një krizë të fortw politike brenda forcës më të madhe opozitare në vend, e cila u përkthye në përjashtimin dhe pezullimin e 27 figurave kyç të arenës politike, ndër të cilët edhe lideri historik i PD, Sali Berisha. Kjo situatë zeron një numër të konsiderueshëm votash të demokratëve si dhe i krijon Partisë Demokratike një hemoragji emrash në parlament.