Presidenti rus Vladimir Putin do të dërgohet në një sanatorium deri në fund të këtij viti – parashikon një ish shef i shërbimit të jashtëm britanik të zbulimit, MI6. Me zërat e pandalshëm për shëndetin e keq të njeriut të fortë të rusisë, një metodë për ti cuar gjërat përpara pa nevojën e një grushti të dhunshëm shteti, do të ishte dërgimi i tij afatgjatë në spital për tu trajtuar për një sëmundje të pashërueshme – sugjeron Richard dearlove.