Top News – Putinin ‘e zbusim’ me naftën! / Trump: Çmimet më të ulëta e ulin në negociata
06/05/2025 12:14

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Moska dhe Kievi duan të zgjidhin luftën në Ukrainë dhe se Presidenti rus Vladimir Putin ishte më i prirur drejt paqes pas rënies së fundit të çmimit të naftës. "Mendoj se me çmimin e naftës që ekziston tani, nafta ka rënë, ne jemi në një pozicion të mirë për të zgjidhur krizën, ata duan ta zgjidhin. Ukraina dëshiron ta zgjidhë," u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. Çmimi i naftës, i cili nxit ekonominë ruse, ka rënë me rreth 15 dollarë për fuçi që nga fillimi i vitit. "Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe mund të ndodhë diçka", tha Trump. Ai vuri në dukje ndërkohë se Putin kishte propozuar një armëpushim tre-ditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. "Siç e dini, Presidenti Putin sapo njoftoi një armëpushim tre-ditor - i cili nuk duket shumë, por është shumë", tha Trump. "Kjo është një luftë që nuk duhet të ndodhte kurrë". Trump tha se numri i të vrarëve në luftë ishte shumë më i lartë se sa raportohet nga shumica e organizatave mediatike. Kremlini, i pyetur të hënën në lidhje me një takim të mundshëm mes Trumpit dhe Putinit në Arabinë Saudite, tha se një takim ishte i nevojshëm, por se Putin nuk kishte planifikuar udhëtime në Lindjen e Mesme për mesin e majit. Trump ka thënë se planifikon të vizitojë Arabinë Saudite në maj.

Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
Top News – Luftë afatgjatë me Iranin. SHBA mbledh trupat rreth Republikës Islamike
14/02 13:46
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
DIGITALB DIGITALB