Vladimir Putin ka përdorur për të parën herë në publik fjalën ‘Luftë’, duke iu referuar konfliktit në Ukrainë, që me ligj duhet të përcaktohet ‘operacion ushtarak special’. Përdorimi i fjalës luftë për pushtimin e Ukrainës në Rusi, është i paligjshëm që nga muaji mars, kur Putin firmosi një ligj që kriminalizonte përhapjen e informacioneve të rreme mbi konfliktin. Kjo ka shturë një deputet nga Shën Pjetërburgu, të denoncojë presidentin rus.