Aleksei Navalni, politikani më i zëshëm i opozitës në Rusi, po lufton me një sëmundje misterioze në burg, që mund të jetë një lloj helmimi i ngadaltë dhe ka humbur 8 kilogramë peshë në vetëm dy javë – thotë një zëdhënëse e tij. Një ambulancë u kërkua për Navalnin, natën mes të premtes dhe të shtunës së shkuar në burgun e sigurisë maksimale në Melekhovo, rreth 250 kilometra në lindje të Moskës, ku ai po mbahet. Kira Yarmysh, zëdhënëse e tij, tha në një video në tëitter se ai ankohet nga një dhimbje misterioze në stomak dhe se mjekët e burgut e kishin trajtuar atë në të shkuarën duke i injektuar ilace që ata kishin refuzuar ti identifikonin.