Nëna të dëshpëruara ukrainase kanë ndarë frikën e tyre pasi fëmijët u janë rrëmbyer nga forcat ruse dhe janë dërguar në kampe nëpër rusi. Prindërit të dëshpëruar tregojnë se si fëmijët e tyre ishin dërguar në një ekskursion me shkollën por përfunduan në kampe riedukimi ku shpesh ata rrihen dhe lihen pa ushqim. Mijëra fëmijë janë rrëmbyer apo dërguar në zonat e kontrolluara nga rusia, me vetëm pak prej tyre që janë ribashkuar me familjet në Ukrainë.