Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbikëqyrur stërvitjet vjetore bërthamore të forcave strategjike bërthamore të Rusisë, ndërkohë që tensionet me Perëndimin kanë arritur kulmin e tyre, pas nisjes së luftës në Ukrainë. Raketat balistike dhe ato lundruese janë nisur nga lindja e largët e Rusisë dhe Arktiku dhe Shtetet e Bashkuara janë njoftuar për këto stërvitje, sipas traktatit për armët bërthamore.