Një video tronditëse e cila tregon momentin kur forcat ruse janë duke përdorur një nga taktikat më të ashpra, bombën termite, po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale. Putin urdhëroi që qyteti ukrainas i Vukhledar të bombardohej me këto lloj bombash. Bukhledar - rreth 100 km në veri të Bakhmut, një tjetër front i ashpër në Ukrainën Lindore - është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse, e cila ka sakrifikuar një pjesë të konsiderueshme të forcave të saj për të kapur qytetin.