Mënyra e preferuar e Vladimir Putinit, për transport, këto kohë, thuhet se është me një tren të blinduar pasi ai është i trembur se avioni i tij privat mund të qëllohet në fluturim e sipër. Ilia Rozhdestvensky, një gazetar i një njësie investigative anti-kremlin, Dossier Center, tha për CNN se që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Putin e ka përdorur shumë rrallë avionin e tij presidencial. Në vend të tij, ai ka udhëtuar me një tren të blinduar, të pajisur me një sistem të posacëm komunikimi. “Arsyeja e kësaj është se ai ka frikë”, thotë gazetari. “Ai ka frikë se mund të gjurmohet dhe se avioni i tij mund të goditet me raketë”.