Top News – Putin, ‘terror’ në kufijtë e NATO-s / Aleanca në nivelin më të lartë të gatishmërisë
21/07/2025 12:41

Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim gjatë natës pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa mbi Ukrainë, në një sulm që zgjati për 10 orë. Shpërthimet ndriçuan qiellin e natës në Kiev ndërsa raketat dhe dronët u panë mbi ndërtesa të larta. Në një natë tjetër të tensionuar dhe pa gjumë për banorët e kryeqytetit ukrainas, shumë njerëz u detyruan të nxitonin për t'u strehuar në stacionet nëntokësore. Forca ajrore e Ukrainës tha se Rusia lëshoi 426 dronë dhe 24 raketa gjatë natës në të gjithë vendin. Por vetëm 23 dronë goditën objektivat e tyre, shtuan zyrtarët. Të paktën 15 persona janë plagosur dhe viktima më e re raportohet të jetë një djalë 12-vjeçar. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski foli për dy viktima në sulmet e natës. "Skuadrat e shpëtimit dhe emergjencave po punojnë në qytetet dhe komunitetet tona pas sulmit rus. Dëme janë raportuar në Kiev dhe në rajonin rreth tij, si edhe në rajonet Kharkiv dhe Ivano-Frankivsk. Valët e sulmeve zgjatën gjithë natën dhe vazhduan deri në mëngjes", tha Zelenski. Kjo shënoi herën e dytë në tre ditë që avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në ajër për shkak të bombardimeve ruse. Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake tha se ngriti në ajër avionë luftarakë për shkak të intensitetit të sulmit. "Forcat ajrore polake dhe aleate të NATO-s kanë filluar operacionet dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë", tha në një deklaratë ushtria polake. Putin ka shtuar sulmet ndaj ukrainës ndërsa lufta e ashpër vazhdon. Javën e kaluar, rreth 600 dronë dhe 26 raketa u lëshuan në një nga sulmet më intensive që nga fillimi i luftës. Rusët ngritën bombarduesit strategjikë Tu-95MS dhe Tu-160 për të goditur Lvivin dhe Lutskun, si dhe Chernivtsin, në një sulm në Ukrainën perëndimore. Dy persona u konfirmuan të vrarë në Chernivtsi, afër kufirit rumun, me të paktën 18 të plagosur në sulmet e natës.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52