Autoritetet në rajonin Belgorod në perëndim të Rusisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme rajonale, pasi forcat ukrainase janë duke çarë përpara në inkursionin e tyre në rajonin fqinj, Kursk. “Gjendja në rajonin tonë Belgorod mbetet tejet e vështirë dhe e tensionuar”, shkroi në telegram guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov. “Forcat e Armatosura të Ukrainës po kryejnë granatime ditore. Shtëpi janë dëmtuar dhe civilë janë vrarë dhe plagosur”, shtoi ai.