Dhjetëra dronë u lëshuan nga Rusia në drejtim të Ukrainës gjatë natës, duke vijuar kështu serinë e sulmeve që po zbehin shpresat për ndaljen e luftës pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë. Trupat urkainase thanë se shumë prej dronëve u rrëzuan por ende mbetet e paqartë nëse nga breshëria e sulmit pati apo jo viktima. Numri i dronëve dhe raketave të lëshuar kësaj here ishte më i vogël krahasuar me sulmet që Rusia kreu gjatë kësaj jave