Presidenti rus, Vladimir Putin i përcolli homologut maqedonas Stevo Pendarovski ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 shtetasve të Maqedonisë Veriore, shumica shqiptarë. “Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të thella lidhur me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.