Presidenti rus, Vladimir Putin takoi të mërkurën kryediplomatin kinez në moskë ndërsa të dy ata nënvizuan se vendet e tjera nuk do të ndikojnë në lidhjet mes tyre, duke thumbuar kështu SHBA. Presidenti rus buzëqeshte ndërsa i shtrëngonte dorën Uang JI, brenda në kremlin, gjatë një takimi të paparalajmëruar të tyre, duke u krenuar me lidhjet e forta me kinën në mesin e pushtimit rus të ukrainës. Putin i tha figurës më të lartë të partisë komuniste kineze në politikën e jashtme, se priste me padurim presidentin Xi Jinping në Moskë.