Top News – Putin, president i përjetshëm… / Nëse jo, kush do ta zëvendësonte…?
03/11/2023 13:26

Ka kaluar më shumë se një dekadë nga koha kur vladimir putin shihej në publik duke përqafuar një ari polar, duke kalëruar gjysmë i zhveshur në male, duke bërë xhudo e duke luajtur hokej...Imazhin e tij, si një burrë i fortë dhe sportiv, e ka dëmtuar tani edhe lufta në ukrainë. Rusia do të shkojë në zgjedhje presidenciale në mars dhe pritet me siguri që putin të kërkojë një tjetër mandat. Ai madje e ka ndryshuar kushtetutën në mënyrë që ajo ti lejojë të kandidojë edhe për dy mandate të tjera gjashtë vjecare. Por, në moshën 71 vjecare, sëmundja apo vdekja nuk duken më aq të largëta për njeriun që qeverisë rusinë prej 24 vitesh. Nëse për një arsye të caktuar, Putin nuk do të kandidonte në zgjedhje, kush do ta zëvendësonte atë? Janë nw fakt disa emra që shihen si pretendentë të mundshëm nëse emri i Putin nuk shfaqet në fletën e votimit. Një ndër ta është Dmitry Medvedev, i cili ka qenë më herët zëvendës i putinit e madhe u bë president në 2008, kur putin nuk mund të rikandidonte për shkak të kufizimeve për një mandat tjetër, duke ndërruar rolet. Tani, medvedev është një nga zërat më të fuqishëm kundër perëndimit dhe daljet e shpeshta të tij në publik, dicka tregojnë. Një tjetër emër i mundshëm është ai i Aleksei Dyumin, guvernator i rajonit Tula. Ai nuk ka një prezencë publike të madhe por konsiderohet si pasues i mundshëm për shkak të marrëdhënies së ngushtë që ka me Putinin. Ai madje i ka shërbyer atij edhe si truprojë dhe pati treguar një herë se e kishte shpëtuar presidentin nga një ari. Ish kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobianin, është një tjetër pasues i mundshëm e po ashtu përflitet edhe emri i Mikhail Mishustin, kryeministër i rusisë nga viti 2020. Ky i fundit nuk ka ngjallur sidoqoftë shumë entuziazëm dhe ka rënë pak në sy. Në anën tjetër, ka ngjashmëri të pabesueshme mes Putin dhe Nikolai Patrushev. Të dy kanë lindur në leningrad dhe kanë qenë pjesë e shërbimeve sekrete ruse. Mishustin është tani në krye të këshillit kombëtar të sigurisë dhe gjithnjë në një zë me putinin.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB