Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë të përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”. “Putin po i teston limitet prej një kohe të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku filluan diskutimet e buxhetit të ri.