Top News – Putin po i ngre ‘kurth’ Perëndimit / Paralajmërimi i diplomates më të lartë të BE-së
22/08/2025 13:56

Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar kundër shtyrjes së Ukrainës për t'i dhënë territore Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje. Duke folur në një intervistë për BBC, Kaja Kallas tha se lejimi i Rusisë të mbajë territoret ukrainase është një "kurth në të cilin Putini dëshiron që Perëndimi të bjerë". Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është kërkuar prej kohësh nga Rusia, me një agresion ushtarak që detyroi 1.5 milion ukrainas të largohen gjatë dekadës së fundit. Ukraina ka refuzuar vazhdimishtt’ia japë Donbasin Kremlinit në këmbim të paqes, megjithëse Trump theksoi nevojën për "shkëmbim territoresh". Kallas, që është vendosur në "listën e të shumëkërkuarve" të Kremlinit, foli gjithashtu edhe për garancitë e sigurisë "të besueshme dhe të forta" për Ukrainën. Ajo pranoi se nuk kishte shumë "hapa konkretë" për një forcë penguese në këtë fazë të negociatave. "Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë e Ukrainës", tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së garancive "jo vetëm në letër". Ajo tha se u takon shteteve anëtare të "koalicionit të të vullnetshmëve" të përcaktojnë saktësisht se me çfarë mund të kontribuojnë dhe se ende nuk ishte e qartë se në çfarë kapaciteti do të vepronin këto forca. Kallas tha se Putin mori gjithcka që donte në samitin e alaskës, me presidentin amerikan Donald Trump, dhe kjo do të ndikojë në interesin e tij për të negociuar një marrëveshje paqeje. "Ai u prit shumë mirë dhe donte që të mos vendoseshin sanksione, gjë që edhe e arriti. Putini thjesht po qesh, nuk po ndalon vrasjet, por po i shton ato", tha Kallas. "Po harrojmë që Rusia nuk ka bërë asnjë lëshim të vetëm".

Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18