Senati amerikan miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me 95 vota pro, duke dërguar një mesazh të fortë dypartiak mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore përballë Rusisë. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku tha se kjo është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë në mbarë botën.