Për të disatën herë që nga nisja e operacionit special në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin u ndal të martën gjatë takimit me sekretarin e OKB, Guterres, sërish tek Kosova, duke e krahasuar pavarësinë e saj me atë të rajoneve të Ukrainës Lindore. Duke vënë në dukje se Kosova kishte shpallur pavarësinë në vitin 2008 pa u konsultuar me Serbinë, Putin e pyeti Guterres, nëse ai ishte dakord që të ndiqej i njëjti precedent për dy republikat e Donbasit për të shpallur pavarësinë pa lejen e Kievit.