Top News – Putin ‘mahnitet’ me ‘Shah-mat’/ Avionin ushtarak të gjeneratës së re
20/07/2021 19:57

Presidenti rus, Vladimir Putin, i hodhi një vështrim të shpejtë, avionit ushtarak të gjeneratës së re të quajtur ‘Shah-Mat” që po të martën u prezantua zyrtarisht. Avioni i ri Sukhoi u prezantua në shoun që tradicionalisht mbahet në Moskë, cdo dy vite, dhe Putin, ishte i pari që e pa nga afër atë. Vetë shefi i korporatës shtetërore të mbrojtjes Rostec dhe drejtori i përgjithshëm i United Aircraft Corporation, ia prezantuan në detaje Putinit avionin e ri ushtarak. Ai, ishte i vendosur në një hangar, me fjalën shah-mat, Checkmate, të shkruar me shkronja të mëdha në anglisht. Rostec e përshkruan atë si avionin ushtarak të lehtë të gjeneratës së pestë që përmban zgjidhje inovative, përfshirë inteligjencën artificiale. Pavarësisht prezantimit zyrtar, avioni nuk do të performojë ndonjë fluturim. Putin e ka lëvduar industrinë e aviacionit në rusi ndërsa ai hapi panairin ajror Maks, të martën. Aviacioni rus ka një potencial të madh për zhvillim dhe industria jonë e avionëve vazhdon të krijojë avionë të rinj shumë konkurues – tha Putin. Ky i fundit i ka bërë investimet në ushtri dhe në zhvillimin e armatimeve të reja, një prioritet gjatë sundimit të tij dy dekadësh. Rusia ka zhvilluar disa armë që anashkalojnë sistemet ekzistuese të mbrojtjes, përfshirë raketat ndërkontinentale Sarmat dhe raketat kruiz Burevestnik.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52