Top News/ Putin, luftë në tokë të NATO-s në 2026 / Inteligjenca gjermane sjell raportin tronditës
17/03/2024 13:45

Rusia po përgatitet për një konflikt në shkallë të gjerë me Perëndimin deri në vitin 2026, sipas një raporti të klasifikuar të inteligjencës gjermane të parë nga Business Insider. Një analizë e re tronditëse paralajmëron për një 'intensifikim të konsiderueshëm' të prodhimit rus të armëve që mund ta shohë Rusinë 'të dyfishojë fuqinë e saj ushtarake në pesë vitet e ardhshme' dhe luftë në tokën e NATO-s që në vitin 2026. Sipas gazetës, parashikimet për garën e shtuar të armatimeve të Rusisë i bënë shërbimet e inteligjencës të përfundojnë një sulm më thellë në Evropë në dy vitet e ardhshme. NATO besohet se ndan shqetësime të ngjashme për përshkallëzimin e fundit, por nuk e sheh Perëndimin domosdoshmërisht të tërhequr në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, sipas Business Insider. Agjencitë gjermane nuk i kanë bërë ende deklaratat publike, thekson raporti. Por tensionet janë rritur në javët e fundit, me zgjedhjet presidenciale të Putinit këtë fundjavë të shënjuara nga protestat dhe sulmet nga Ukraina, dhe presidenti francez Emmanuel Macron që ende refuzon të përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë për të nidhmuar vendin në zbrapsjen e pushtimit rus. Vendosja e raketave në perëndim të Rusisë, riorganizimi i ushtrisë, lëvizjet e trupave dhe zgjerimi i prodhimit të armëve përmenden të gjitha në raportin alarmues nga shërbimet e inteligjencës gjermane, sipas gazetës. Ata pretendojnë se brenda dy viteve, Rusia mund të sulmojë të paktën një pjesë të territorit të NATO-s në perëndim të Ukrainës, siç janë shtetet baltike apo Finlanda.

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB