Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi. Putin e cilëson Serbinë partnere të besueshme dhe mbështet përpjekjet e saj për të mos lëshuar Kosovën.