Rusia thotë se ka lëshuar në det një nëndetëse bërthamore që mban dronë të rinj 'Poseidon'. Imazhet e publikuara nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregojnë ceremoninë e lëshimit të një nëndetëseje të re bërthamore e cila, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti, është e aftë të mbajë dronin nënujor Poseidon. Presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk ka "asnjë mënyrë për të kapur" torpedon me energji bërthamore, që ai pretendon se mund të udhëtojë më shpejt se nëndetëset konvencionale dhe të arrijë çdo kontinent në botë.