Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur alarmin se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron që të nxisë konflikt në Kosovë. Në intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, kryeminstri u ndal tek për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se situata është për momentin e qetë por se Kosova është përballur në anën tjetër të kufirit jo vetëm me Serbinë por edhe me agjentë rusë qër kërkojnë të nxisin përplasje në rajon.