Vladimir Putin thotë se Rusia po tregohet e përmbajtur në Ukrainë dhe se operacioni ushtarak atje është i kujdesshëm dhe kirurgjikal. Por, nëse Europa vendos që t’i shpallë luftë, atëherë ai paralajmëroi se Perëndimi do të njohë forcën e vërtetë ushtarake ruse. Putin tha se Rusia nuk ka asnjë plan për të sulmuar Europën, por nëse kjo e fundit zgjedh ta bëjë e para e kërcënoi atë me shfarosje.