Presidenti i SHBA, Donald Trump rrëfeu se është kontaktuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin pas bombardimeve të centraleve bërthamore iraniane nga avionët luftarakë amerikanë. Duke folur nga Air Force One, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë po udhëtonte drejt Hagës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, ai tha se Putini i ofroi ndihmë për të ndërmjetësuar armëpushimin me Iranin.