Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore pritet që këtë javë të vizitojë centralin ukrainas të Zaporizhjas, që është nën kontrollin e rusëve. Luftimet në këtë central kanë rritur frikën për një rrjedhje të mundshme masive të rrezatimit. Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha përmes një postimi në Tëitter se më në fund “ka ardhur dita”, dhe se një ekip ekspertësh i kësaj agjencie “tani është nisur” për në centralin bërthamor, të cilin forcat ruse e pushtuan pak pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.