Bashkimi Evropian ka vendosur të sanksionojë personalisht presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov. Lajmi u bë i ditur të premten nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila njoftoi se presidentit Putin dhe ministrit do t’i bllokohet të gjitha asetet dhe fondet në Bashkimin Europain. "Ne tani listojmë gjithashtu në paketën e sanksioneve Presidentin e Republikës zPutin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Lavrov," u tha Baerbock gazetarëve pas Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel të premten.