Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, tha presidenti Vladimir Putin, ndërsa akuzoi Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë për “refuzim” për të negociuar. Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror Rossiya 1, Putin tha se Kremlini është i gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga Kievi.