Pas fitores së 87.8% të votave nga Putin në zgjedhjet presidenciale ruse, Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë dënuar këtë proces zgjedhor, duke i konsideruar të paligjshme. Ministria e Jashtme britanike ka deklaruar se duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes. Po ashtu në reagimin e saj ka konfirmuar edhe njëherë mbëstetjen për ushtrinë ukrainase duke thënë se do vijojnë t’i ndihmojnë në përballjen e tyre të përditshme me agresionin rus.