Vladimir Putin ka emëruar Andrey Mordvichev si shefin e tij të ri ushtarak, në një paralajmërim të frikshëm për Ukrainën se lufta është larg përfundimit. Mordvichev, i cili shpesh përshkruhet si “gjenerali më gjakatar” i Rusisë, dhe mban nofkën Gjeneral-gjaku, tani do të udhëheqë trupat e Putinit në ofensivën e tyre të mundimshme tokësore. Lajmi vjen ndërsa Rusia dërgoi një ekip negociatorësh “të nivelit të ulët” në Turqi për bisedime të paqes në Ukrainë.