Nënshkruar në vitin 2010 nga Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, është rinovim i një traktati të mëhershëm për kufizimin e numrit të kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë. Neë Start hyri në fuqi në vitin 2011 dhe më vonë – më 2021, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën – u zgjat edhe për pesë vjet të tjera. Përmes këtij traktati angazhohen inspektorë amerikanë dhe rusë për t’u siguruar që të dyja palët po e respektojnë traktatin.