“BE-ja nuk dëshiron të humbasë Serbinë ndaj Rusisë apo Kinës. Por cili është çmimi i frenimit?”, kështu është shprehur Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian Katarina Barley në një intervistë për medien gjermane Frankfurter Rundschau, duke treguar kësisoj arsyet pse Brukseli po e “përkëdhel” kaq shumë Aleksandër Vuçiç.