Në fjalimin e tij të fitores, presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit për zgjedhjet, të cilat Shtëpia e Bardhë tha se nuk ishin të lira dhe të drejta, duke thënë se zgjedhjet në SHBA nuk ishin demokratike dhe duke kritikuar përdorimin e pushtetit shtetëror kundër Donald Trump. I pyetur nga rrjeti televiziv amerikan NBC, nëse rizgjedhja e tij ishte demokratike, Putini kritikoi sistemin politik dhe gjyqësor të Shteteve të Bashkuara.