Presidenti rus Vladimir Putin donte që Bullgaria të gjunjëzohej dhe të kishte pranuar që të paguante në rubla gazin rus. Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili thotë se plani i Moskës ishte ta bënte Bullgarinë shtetin e parë anëtar të BE-së që i nënshtrohet shantazhit të Rusisë. Petkov shtoi se opsioni tjetër do të ishte rritja e çmimeve, duke çuar në rënien e qeverisë bullgare. Por për fatin e mire, thotë kryemimistri, asnjëra nuk ndodhi.