Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin kishte refuzuar në mënyrë efektive një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë të martën dhe i kërkoi botës të bllokojë çdo përpjekje të Moskës për të zvarritur luftën e saj kundër Ukrainës. Putin ra dakord të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, por nuk pranoi një armëpushim të plotë 30-ditor, cka përbën shumë më pak nga sa kërkoi Presidenti i SHBA Donald Trump si hap i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme paqeje.