Presidenti amerikan, Joe Biden, akuzoi homologun e tij rus, Vladimir Putin se po tenton të “eliminojë” Ukrainën dhe tha se lideri rus duhet të paguajë një “çmim afatgjatë” për pushtimin e këtij vendi. Duke folur nga Tokio, Biden tha se bombardimet ruse në infrastrukturën civile, si shkolla, teatro, spitale dhe muze, tregojnë synimin e qartë të Putinit për pushtimin e nisur më 24 shkurt.