Top News/ Putin do ta bëjë vetëm për mua! Trump thotë se do lirojë gazetarin e burgosur amerikan
23/05/2024 14:27

Donald Trump ka shkruar në rrjetet sociale se do të përdorë marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin për të liruar gazetarin e Ëall Street Journal, Evan Gershkovich, nga një burg rus. Trump shkroi në platformën e tij të medias sociale Truth Social se kjo do të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, ku ai po kërkon të mposhtë Presidentin Joe Biden dhe të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. "Evan Gershkovich, reporteri nga Ëall Street Journal, i cili mbahet nga Rusia, do të lirohet pothuajse menjëherë pas zgjedhjeve, por patjetër përpara se unë të marr detyrën. Ai do të jetë në shtëpi, i sigurt dhe me familjen e tij," tha Trump. “Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, do ta bëjë këtë për mua, por për askënd tjetër, dhe NE nuk do të paguajmë asgjë!”, shkruante Trump. Ish presidenti nuk foli për asnjë kontakt të tij me Putinin dhe as nuk tha se çfarë arsye kishte për të besuar se udhëheqësi rus do të lironte Gershkovich. I pyetur në lidhje me komentet e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin " nuk ka pasur asnjë kontakt me Donald Trump". Gershkovich u arrestua në Rusi në mars të vitit të kaluar me akuza për spiunazh, të cilat ai, gazeta për të cilën punonte dhe administrata Biden, i kanë mohuar fuqishëm. Ai ka më shumë se një vit që qëndron në një burg në Moskë, pa asnjë datë të caktuar për gjyqin. Putin tha në shkurt se mund të jetë i mundur lirimi i tij në këmbim të një rusi të burgosur në Gjermani për vrasje. Gjatë presidencës së tij 2017-2021, Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur admirim për Putinin. Në vitin 2018, ai refuzoi të fajësonte liderin rus për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, duke hedhur dyshime mbi përfundimet e agjencive të tij të inteligjencës dhe duke shkaktuar kritika në vend. Trump ka deklaruar po ahstu së fundmi se ai do t'i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19